Realisht, duhet të konsideroni vetëvehten të lumtur sepse keni zgjedhur, pikërisht, Kolegjin ILIRIA – Fakultetin e Shkencave Mjekësore.

BËHENI PJESË E BOTËS SË NJERËZVE TË SUKSESSHËM.

A mund të paraqitem në konkurs?

Në konkurs mund të aplikoni nëse plotësoni një nga këto kushte:

  • keni diplomuar në ndonjë shkollë të mesme të Kosovës, me programet e të cilës keni dëgjuar Biologji, Kimi dhe Fizikë;
  • keni diplomuar në ndonjë shkollë të mesme të Kosovës, të profesioneve mjekësore, ose të farmacisë;
  • keni diplomuar në ndonjë shkollë të mesme të shteteve të tjera (duhet të paraqitni certifikatën dhe diplomën për kryerjen e shkollimit 12-vjeçar);


Nëse jeni të graduar në një institucion të shkollimit të lartë, nga lëmenjtë e shkencave mjekësore ose shkencave natyrore (Biologji, Kimi, Fizikë), i plotësoni kushtet për pranim.

Njohjen e certifikatave, përkatësisht diplomave të jashtme duhet ta bëni në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.


Procedura e seleksionimit

1. Për nxënësit që nuk kanë pasur provim të maturës, si dhe për kandidatët të cilët nuk e kanë kryer shkollën e mesme në Republikën e Kosovës:
- Deri 20% të pikëve mund t’i arrini nga suksesi në shkollën e mesme (secila dëftesë e shkollës së mesme, nëse suksesi është maksimal, vlerësohet me pesë pike);
- Deri 80% të pikëve mund t’i arrini në provimin pranues.

2. Për nxënësit që e kanë dhënë me sukses provimin e maturës:
- Deri në 20% të pikëve mund t’i arrini nga suksesi në shkollën e mesme (secila dëftesë e shkollës së mesme, nëse suksesi është maksimal, vlerësohet me pesë pike);
- Deri në 50% të pikëve mund t’i arrini nga provimi i maturës;
- Deri në 30% të pikëve mund t’i arrini në provimin pranues.

Seleksionimi do të bëhet nëpër dy faza:

1. Faza e parë: Vlerësimi akademik (vlerësimi i njohurive nga lëndët: Biologji, Kimi dhe Fizikë) - 30% të pikëve (për nxënësit që kanë dhënë me sukses provimin e maturës), përkatësisht 80% (për nxënësit që nuk kanë pasur provim të maturës);
2. Faza e dytë: Vlerësimi i kualiteteve personale joakademike
a. vlerësimi i shkathtësive komunikuese dhe psiko-motorike;
b. vlerësimi i qëndrimeve dhe tipareve personale, dhe
c. vlerësimi i personalitetit.

Në fazën e dytë të seleksionimit kalojnë kandidatët që arrijnë së paku 20% nga numri maksimal i pikëve në testin e vlerësimit akademik.
Për të plotësuar kushtin për rangim, kandidatët duhet që në fazën e dytë të seleksionimit të paktën të arrijë vlerësimin – “Rekomandohet për pranim”.

Për paraqitje në konkurs duhet të sjellni:

  • Dëftesat e shkollës së mesme;
  • Diplomën e shkollës së mesme;
  • Fletë-aplikacionin (të cilin e merrni në Institucion).
  • Vendimin nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mbi njohjen e dëftesave dhe diplomave të lëshuara jashtë vendit.

Nëse pranoheni në studime, për regjistrim duhet të paraqitni:

  • Fletë-aplikacionin për regjistrim (të cilin e merrni në Institucion);
  • Dy fotografi për indeks (formati 4.5 x 6 cm);
  • Fletëpagesën për këstin e parë.

Me rastin e regjistrimit ju do të nënshkruani Kontratën me Institucionin.

1. Detaje lidhur me vlerësimin akademik
Qëllimi kryesor i fazës së parë është vlerësimi i nivelit akademik lidhur me njohuritë nga biologjia, kimia dhe fizika, sipas programit të shkollave të mesme.


1. a. Katalogu i njohurive nga Biologjia:

  • Dallimet ndërmjet kafshëve prokariote dhe eukariote.
  • Dallimet ndërmjet kafshëve heterotrofe dhe autotrofe.
  • Karbohidratet. Ndarja e karbohidrateve.
  • Struktura e proteinave
  • Struktura kimike e aminoacideve
  • Struktura kimike e ADN-së. Elementet kimike që ndodhen në ADN
  • Bazat azotike që gjenden tek ARN-m dhe te ADN-ja?
  • Llojet e ARN dhe funksioni i tyre
  • Mitoza. Fazat e mitozës dhe çka ndodhë gjatë secilës fazë të mitozës.
  • Organelet qelizore (ndërtimi dhe funksioni) – lizozomet, mitokondriet, kompleksi i Golxhit, retikulumi endoplazmatik.
  • Enzimat. Substrati i veprimit të enzimave kryesore. Emërtimi i tyre
  • Difuzioni. Osmoza. Transporti aktiv i substancave nëpër membranën qelizore
  • Fagocitoza dhe pinocitoza
  • Qarkullimi i madh i gjakut
  • Grupet e gjakut. Antigjenet në eritrocite dhe aglutinogjenet sipas grupeve të gjakut. Cilat grupe të gjakut mund të jenë donatorë për grupet tjera të gjakut.
  • Qendrat nervore në palcën e zgjatur
  • Roli i hipofizës
  • Hormonet seksuale. vendi i prodhimit
  • Procesi i fekondimit të qelizës vezë
  • Qendra e termorregullacionit
  • Gjenet
  • Kodi gjenetik
  • Rregullat themelore të trashëgimisë
  • Aberacionet kromozomale


1.b. Katalogu i njohurive nga Kimia:

  • Struktura e Atomit
  • Energjia e jonizimit të elementeve. Cilët faktorë ndikojnë në rritjen e kësaj energjie
  • Faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e reaksionit kimik
  • Hidroksidet
  • pH e ambientit (ambienti neutral, acidik ose bazik)
  • Vlerat e pH së tretësirave me përqëndrime të ndryshme të komponimeve kimike
  • Hibridizimi i atomeve të karbonit te alkanet
  • Llojet e lidhjeve karbon-karbon te alkenet
  • Alkooleve alifatike (formula)
  • Dienet
  • Vlera energjetike e proteinave, karbohidrateve dhe lipideve
  • Aldehidet
  • Ketonet
  • Momenti dipolar më i madh se zero (µ > 0):
  • Grupet funksionale te aminoacidet
  • Aminoacidet esenciale
  • Përbërja e sakarozës

1.c. Katalogu i njohurive nga Fizika:

  • Njësitë për matjen e punës, shtypjes, fuqisë, momentit të forcës
  • Shpejtësia, te lëvizjet njëtrajtësisht të ngadalësuara përgjatë një drejtimi, me shpejtësi fillestare v0
  • Ekuacioni i rënies së lirë
  • Shprehja për punë
  • Njësia Pa                                                     
  • Njësia Tesla
  • Njësia e fluksit magnetik
  • Njësia e kapacitetit elektrik
  • Shprehja për  shtypjen hidrostatike
  • Përçueshmëria e rrymës elektrike te tretësirat
  • Roli i transformatorit të rrymës elektrike
  • Ndryshimet izohorike të gjendjes së gazit
  • Spektri i valëve elektromagnetike
  • Rrezet alfa, beta dhe gama
  • Energjia e fotoneve                                 
You are here: Home STUDIMET Procesi i pranimit Procesi i pranimit

Kontakti

  • Adresa: Glloku te Shelgjet, p.n.
  •  Prishtinë
  • Tel. 038/544-754;Fax: 038/544-756;
  • Web: www.rezonanca.com
  • E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.