Programet

.

Me vendimin nr. 641/15, të datës 13.07.2015 dhe vendimin nr. 820/15, të datës 31.08.2015 të AKA, programet studimore të Kolegjit të Shkencave Mjekësore “Rezonanca”:

1. Stomatologji - Programi i integruar (300 ECTS)

2. Bachellor i Shkencave të Farmacisë komunitare (180 ECTS)

3. Bachellor i Shkencave të Fizioterapisë (180 ECTS)

4. Bachellor i Shkencave të Biokimisë Laboratorike (180 ECTS)

5. Bachellor i Shkencave të Mjekësisë Sanitare (180 ECTS)

6. Bachellor i Shkencave të Infermierisë (180 ECTS)

7. Bachellor i Shkencave të Radiologjisë Duagnostike (180 ECTS)

8. Magjistër i Shkencave të Farmacisë (120 ECTS)

9. Magjistër i Shkencave të Infermierisë (120 ECTS)

10. Magjistër i Shkencave të Radiologjisë Diagnostike (120 ECTS)

Janë të akredituara për periudhën 1 tetor 2015 - 30 shtator 2018.

 

Kolegji i Shkencave Mjekësore "REZONANCA", që nga licencimi, më 2004, e deri më sot, mundësoi pasurimin e sistemit të tanishëm arsimor nga lëmenjtë e shkencave mjekësore në Kosovë. Në bashkëpunimi me institucionet relevante nacionale dhe ndërkombëtare, KSHM ka arritur reputacionin e nevojshëm si institucion i arsimit të lartë, i cili do të vazhdojë të ofrojë, të promovojë dhe të zhvillojë programe dhe shërbime kualitative, sipas standardeve ndërkombëtare.

Të gjitha programet studimore janë të akredituara nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës (AAK) dhe MASHT të Kosovës.

Deklarata e Misionit dhe Objektivave të programeve studimore paraqet përshkrimin e natyrës dhe karakteristikat e programeve studimoredhe trajnimit në lëmenjtë mjekësorë. Deklarata e misionit dhe objektivat e programit studimor, gjithashtu, paraqesin pritjet e përgjithshme lidhur me standardet për fitimin e kualifikimit në nivelin e dhënë.

CTProgrami është në përputhje me Procesin e Bolonjës dhe me direktivat evropiane për profesionet tjera shëndetësore. Programi është i disajnuar ashtu që gjatë tri viteve të studimit, studenti merr 5400 orë të mësimit teorikë dhe trajnim praktik, duke përfshirë edhe mësimin e vetëdrejtuar. Ngarkesa e studentit përfshinë ligjëratat, ushtrimet, seminaret, workshopet, praktikën klinike dhe mësimin e pavarur. Praktika klinike merr pjesë me 9 ECTS në fondin e përgjithshëm të orëve të kontaktit dhe realizohet në ambientin klinik – në formë të mësimit praktik. Gjatë kësaj praktike studentët mbikqyren nga mentorët klinikë në nivel të institucionit shëndetësor ku e përfundojnë praktikën klinike, dhe nga mësimdhënësit e Fakultetit dhe asistentët. Praktika klinike e përfunduar evidentohet në Ditarët e Studentit për Praktikën Klinike (Log Book të Praktikës Klinike). Kompetencat e fituara gjatë kësaj praktike vlerësohen nëpërmjet OSCE provimit. Gjatë kursit studentët fitojnë 180 ECTS (European Credit Transfer System), prej të cilave 10% i fitojnë nga lëndët zgjedhore, kurse 15 ECTS i fitojnë nga Punimi i Diplomës. Programi i studimeve është i ndarë në këto module: • Moduli i Lëndëve Radiologjike (Radiological Sciences Module – RC) • Moduli i Lëndëve Bazike Mjekësore (Basic Sciences Module – BBS) dhe • Moduli i Shkencave Sociale (Social Sciences Module- SSM).

DEKLARATA E MISIONIT DHE OBJEKTIVAVE TË PROGRAMIT RADIOLOGJI DIAGNOSTIKE

Objektivat në lidhje me NJOHURITË

- njohuritë lidhur me fizikën radiologjike, mbrojtjen, biologjinë dhe ekzaminimet dozimetrike radiologjike
- njohuri lidhur me anatominë humane, duke përfshirë zhvillimin e tij prej jetës fetale deri te pleqëria.
- njohja e proceseve patologjike dhe të parametrave fiziologjikë për të përshpejtuar nxjerrjen e konkluzionit klinik lidhur me natyrën e ekzaminimit radiologjik që do të shfrytëzohet për rastin konkret, në mënyrë që gjendja e përgjithshme e të sëmurit mos të keqësohet gjatë ekzaminimit.
njohuri lidhur me manifestimin dhe kursin e sëmundjeve dhe të proceseve traumatike, me fokusim në shenjat klinike dhe simptomat.
si radiologu diagnostik mund të influencojë dhe të mbështes promovimin e shëndetit dhe edukimin shëndetësor në populacionin e tij klinik.
njohuri lidhur me bazën shkencore të një sërë procesesh diagnostike radiologjike, në mënyrë që imazhet të gjenerohen dhe të manipulohen në mënyrë efektive në relacion me patologjinë ose traumën e demonstruar.
- njohuri lidhur me paisjet radiologjike që shfrytëzohen në radiologjinë diagnostike, në mënyrë që paisjet e tilla të shfrytëzohen në mënyrë të sigurtë dhe efektive.
- njohuri lidhur me farmakologjinë e substancave kontraste që shfrytëzohen në ekzaminimet e radiologjisë diagnostike dhe ringjalljes emergjente
- njohuri lidhur me metodat e administrimit të kontrasteve dhe barnave, duke përfshirë edhe administrimin intravenoz.
- njohuri lidhur me legjislacionin, rregullativat, etikën profesionale dhe shkencore.
- njohuri dhe shkathtësi për komunikim në baza shkencore me të sëmurët
- njohuri lidhur me procesin e radiologjisë diagnostike dhe ekzaminimet standarde radiologjike.
- njohuri lidhur me ekzaminimet specialistike radiologjike dhe intervenimet.
- të kuptojnë zhvillimin aktual dhe trendet shkencore dhe praktike të radiologjinë diagnostike.

Shkathtësitë:

- shkathtësi të mjaftueshme për reflektim: vlerësim kritik dhe shkencor e praktik në radiologjinë diagnostike
- të reflektojnë lidhur me mundësitë dhe limitimet në përputhje me njohuritë profesionale.
- evaluojnë ndikimin e njohurive profesionale në praktikë.
- të sintetizojnë njohuritë e bazës shkencore të radiologjisë diagnostike dhe aplikimin e tyre në praktikë.
- të analizojnë në mënyrë të sigurtë procesin e informimit dhe të bazës së të dhënave, në mënyrë që të kryhen ekzaminimet në mënyrë eficiente dhe efektive.
- shkathtësi për zgjidhje të problemeve praktike
- të vlerësojnë nevojat e pacientëve me qëllim të determinimit të natyrës precize të ekzaminimit që nevojitet.
- të parapërgatisin pacientin, si në aspektin fizik, ashtu edhe në ate psikologjik, me qëllim të kryerjes efektive të ekzaminimit radiologjik.
- pozicionimin e pacientit në mënyrë të sigurtë, dhe senzitive për ekzaminim.
- manipulimi me paisjet teknologjike në mënyrë të sigurtë dhe efektive.
- të prodhojnë dhe të manipulojnë me imazhet e prodhuara në mënyrë efektive dhe të sigurtë, në relacion me patologjinë ose traumën ekzistuese.
- të evaluojë dhe interpretojë imazhet e prodhuara, lidhur me marrjen e vendimit për pranueshmërinë e kualitetit të imazhit të prodhuar, në kontektst të konditës së pacientit.
- të regjistrojnë dhe të raportojnë gjetjet në mënyrë të sigurtë.
- të inicojnë procedurat e ringjalljes, nëse është nevoja.
- të aplikojnë agjentët e kontrastit në trup kur kërkohet, duke përfshirë administrimin IV.
- të menaxhojnë kohën në mënyrë efektive.

Qëndrimet dhe vlerat profesionale

- Pranojnë angazhimet për përkrahjen e standardeve të cilat i kërkon mjekësia, respektimin e të sëmurëve dhe ruajtjen e fshehtësisë së pacientit (konfidencialiteti);
- Praktikojnë ndershmërinë personale dhe përmbushin përgjegjësitë ligjore dhe etike në kuadër të ofrimit të kujdesit ndaj individëve, ndaj grupeve të popullatës dhe ndaj popullatës në tërësi;
- Ruajnë shprehitë e praktikës reflektuese, të mësimit të vetëdrejtuar dhe edukimit të vazhdueshëm profesional, bashkë me gatishmërinë për të pranuar kufizimet e tyre dhe për të kërkuar ndihmë kur kanë nevojë për te.

Programi është në përputhje me Procesin e Bolonjës dhe me direktivat evropiane për profesionet tjera shëndetësore. Programi
është i disajnuar ashtu që gjatë tri viteve të studimit, studenti merr 5400 orë të mësimit teorikë dhe trajnim praktik,
duke përfshirë edhe mësimin e vetëdrejtuar. Ngarkesa e studentit përfshinë ligjëratat, ushtrimet, seminaret, punën
shkencore dhe mësimin e pavarur.

Gjatë kursit studentët fitojnë 180 ECTS (European Credit Transfer System), prej të cilave 10% i fitojnë nga lëndët
zgjedhore, kurse 15 ECTS i fitojnë nga Punimi i Diplomës.


Programi i studimeve është i ndarë në këto module:

• Moduli i Lëndëve të Mjekësisë Sanitare (Sanitary Medicine Module – SMC)

• Moduli i Lëndëve Bazike Mjekësore (Basic Sciences Module – BBS) dhe

• Moduli i Shkencave Sociale (Social Sciences Module- SSM)

DEKLARATA E MISIONIT DHE OBJEKTIVAVE TË PROGRAMIT MJEKËSI SANITARE

Objektivat në lidhje me NJOHURITË

• njohuritë lidhur me kiminë, fizikën dhe biologjinë.
• njohuri lidhur me anatominë dhe fiziologjinë humane, duke përfshirë zhvillimin e tij prej jetës fetale deri te pleqëria.
• njohja e proceseve patologjike dhe të shkaktarëve mikrobiologjikë të infeksioneve.
• njohuri lidhur me metodat që shfrytëzohen në mjekësinë sanitare për kontrollin e ushqimit, higjienës së atmosferës,
  disperzimit të mbeturinave, dhe në modelimin ekologjik.
• njohuritë lidhur me vlerësimin në mënyrë kualitative dhe kuantitative të mesit në të cilin jeton dhe punon njeriu
• njohuri lidhur me legjislacionin, rregullativat, etikën profesionale dhe shkencore.
• njohuri dhe shkathtësi për komunikim në baza shkencore me individët
  të kuptojnë zhvillimin aktual dhe trendet shkencore dhe praktike të mjekësisë sanitare.
• njohuri lidhur me njohuritë bazë për hulumtime, për vlerësim të publikimeve shkencore dhe mendimin analitik dhe kritik.
  Shkathtësitë:

Në programin e mjekësisë sanitare theksi i veçant është vënë në aspektet e shëndetit publik. Për zgjidhjen e drejt të
problemeve ekologjike – shëndetësore dhe epidemiologjike në Europë janë pranuar drejtimet e programeve shkencore ndër të
cilat hynë edhe ky program.

Bachelori i Mjekësisë Sanitare vlerëson në mënyrë kualitative dhe kuantitative mesin në të cilin jeton dhe punon njeriu. Ai
propozon dhe zbaton veprimet për përmirsimin e shëndetit të individit, të grupeve të caktuara dhe të tërë popullatës, duke
i kryer punët e mbrojtjes mjekësore preventive me theks të veçant në veprimet interdisiplinare.

Nga programi i theksuar bachelori i mjekësisë sanitare ka këto role në punën e tij:

• Hulumton faktorët fizikë, kimikë, biotikë, të cilët mund ta rrezikojnë shëndetit e individit dhe të popullatës
• Propozon zgjidhjet për eliminimin e faktorëve negativ në ambientin jetësor dhe punues
• Propozon masat për asanacionin e kushteve të pafavorshme sanitare dhe ekologjike
• Zbaton mbikqyrjen për aplikimin e të gjitha masave shëndetësore ekologjike dhe sanitare
• Në bashkpunim me profilet tjera shëndetësore zbaton edukimin e popullatës në lëmi të caktuara lidhur me faktorët e rrezikut
  nga ambienti rrethues dhe mpnyrën e eliminimit të tyre.
• Merr pjesë në hulumtime dhe në edulim për çështje ekologjike

Qëndrimet dhe vlerat profesionale

• Pranojnë angazhimet për përkrahjen e standardeve të cilat i kërkon mjekësia, respektimin e të sëmurëve dhe ruajtjen e
   fshehtësisë së pacientit (konfidencialiteti);
• Praktikojnë ndershmërinë personale dhe përmbushin përgjegjësitë ligjore dhe etike në kuadër të ofrimit të kujdesit ndaj
   individëve, ndaj grupeve të popullatës dhe ndaj popullatës në tërësi;
• Ruajnë shprehitë e praktikës reflektuese, të mësimit të vetëdrejtuar dhe edukimit të vazhdueshëm profesional, bashkë me
  gatishmërinë për të pranuar kufizimet e tyre dhe për të kërkuar ndihmë kur kanë nevojë për te.

Programi është në përputhje me Direktivën 2005/36/EC të Komitetit Evropian për profesionet mjekësore. Programi është i
disajnuar ashtu që gjatë tri viteve të studimit, studenti merr 5420 orë të mësimit teorikë dhe trajnim praktik, duke
përfshirë edhe mësimin e vetëdrejtuar. Ngarkesa e studentit përfshinë ligjëratat, ushtrimet, seminaret, praktikën klinike
dhe mësimin e pavarur. Praktika klinike paraqet gjysmën e fondit të orëve (2300 orë] sipas Direktivës së EU (2005/36/EC)
dhe realizohet në ambientin klinik – në formë të mësimit pranë shtratit të pacientit. Gjatë kësaj praktike studentët
mbikqyren nga mentorët klinikë në nivel të institucionit shëndetësor ku e përfundojnë praktikën klinike, dhe nga
mësimdhënësit e Fakultetit dhe asistentët. Praktika klinike e përfunduar evidentohet në Ditarët e Studentit për Praktikën
Klinike (Log Book të Praktikës Klinike). Kompetencat e fituara gjatë kësaj praktike vlerësohen nëpërmjet OSCE provimit.

Gjatë kursit studentët fitojnë 180 ECTS (European Credit Transfer System), prej të cilave 10% i fitojnë nga lëndët
zgjedhore, kurse 15 ECTS i fitojnë nga Punimi i Diplomës.


Programi i studimeve është i ndarë në këto module:

• Moduli i Kujdesit Infermieror (Nursing Care Module – NRS)

• Moduli i Lëndëve Bazike Mjekësore (Basic Sciences Module – BMS) dhe

• Moduli i Shkencave Sociale (Social Sciences Module - SSM)

 

DEKLARATA E MISIONIT TË PROGRAMIT STUDIMOR TË INFERMIERISË

QËLLIMET DHE OBJEKTIVAT


Objektivat në lidhje me NJOHURITË

I graduari i ri duhet të jetë në gjendje të:
• kuptojnë konceptet kyçe të disiplinave që mbështesin edukimin dhe trajnimin e të gjithë profesionistëve të kujdesit
shëndetësor, si dhe njohuri të detajuara të disa prej këtyre.
• kuptojnë strukturën dhe funksionin e trupit të njeriut, së bashku me një njohuri për mosfunksionim dhe patologjitë;
• kuptojnë filozofinë e kujdesit shëndetësor dhe social, rreguallativat, si dhe të kuptojnë përcjelljen e tyre në etikë dhe
praktikën e bazuar në evidencë;
• kuptojnë rëndësinë e shkencave sociale dhe psikologjike të shëndetit dhe të kujdesit shëndetësor;
• rolin e praktikantëve të kujdesit shëndetësor në promovimin e shëndetit dhe edukimi shëndetësor;
• legjislacionit dhe kodi profesional statutor të sjelljes që ndikojnë në shëndetin dhe praktikën e kujdesit social.

Shkathtësitë:

I graduari i ri duhet të jetë në gjendje të tregoj:
• aftësi për të mbledhur dhe vlerësuar provat dhe informacionin nga një gamë të gjerë të burimeve;
• aftësi për të përdorur metoda për të mbledhur dhe interpretuar të dhënat në mënyrë që të sigurojë informacion që do të
 informojë ose të realizojë përfitim praktik.

Zgjidhja e problemeve

I graduari i ri duhet të jetë në gjendje të tregojë:
• të menduarit logjik dhe sistematike;
• aftësi për të nxjerrë konkluzione të arsyetuara dhe gjykimeve të qëndrueshme.

Komunikimi

I graduari i ri duhet të jetë në gjendje të tregojë:
• aftësitë efektive në komunikimin e informacionit, këshilla, mësim, dhe mendimit profesional për kolegë, pacientë,
klientë, të afërmit e tyre dhe kujdestarët dhe, kur është e nevojshme, për grupet e kolegëve apo klientëve.
Aftësitë numerike

I graduari i ri duhet të jetë në gjendje të tregojë:
• Aftësia për të kuptuar, manipuluar, me gojë dhe paraqitjen e të dhënave numerike.
Teknologji informative
I graduari i ri duhet të jetë në gjendje të tregojë:
• aftësi për t'u angazhuar me teknologji, veçanërisht efektiv përdorimin efikas të informacionit dhe teknologjisë së
komunikimit.

Qëndrimet dhe vlerat profesionale

Pranojnë angazhimet për përkrahjen e standardeve të cilat i kërkon stomatologjia, respektimin e të sëmurëve dhe ruajtjen e
fshehtësisë së pacientit (konfidencialiteti);
Praktikojnë ndershmërinë personale dhe përmbushin përgjegjësitë ligjore dhe etike në kuadër të ofrimit të kujdesit ndaj
individëve, ndaj grupeve të popullatës dhe ndaj popullatës në tërësi;
Ruajnë shprehitë e praktikës reflektuese, të mësimit të vetëdrejtuar dhe edukimit të vazhdueshëm profesional, bashkë me
gatishmërinë për të pranuar kufizimet e tyre dhe për të kërkuar ndihmë kur kanë nevojë për te.

Programi është në përputhje me Procesin e Bolonjës dhe me direktivat evropiane për profesionet tjera shëndetësore. Programi është i disajnuar ashtu që gjatë tri viteve të studimit, studenti merr 5400 orë të mësimit teorikë dhe trajnim praktik, duke përfshirë edhe mësimin e vetëdrejtuar. Ngarkesa e studentit përfshinë ligjëratat, ushtrimet, seminaret, punën shkencore dhe mësimin e pavarur.

 

Gjatë kursit studentët fitojnë 180 ECTS (European Credit Transfer System), prej të cilave 10% i fitojnë nga lëndët zgjedhore, kurse 15 ECTS i fitojnë nga Punimi i Diplomës.

 


Programi i studimeve është i ndarë në këto module:

 

• Moduli i Lëndëve Biokimike Laboratorike (Laboratory Biochemistry Sciences Module – BLS)

 

• Moduli i Lëndëve Bazike Mjekësore (Basic Sciences Module – BBS) dhe

 

• Moduli i Shkencave Sociale (Social Sciences Module- SSM)

DEKLARATA E MISIONIT DHE OBJEKTIVAVE TË PROGRAMIT BIOKIMI LABORATORIKE

Objektivat në lidhje me NJOHURITË

• njohuritë lidhur me kiminë, fizikën dhe biologjinë.

• njohuri lidhur me anatominë dhe fiziologjinë humane, duke përfshirë zhvillimin e tij prej jetës fetale deri te pleqëria.
• njohja e proceseve patologjike dhe të parametrave fiziologjikë për të përshpejtuar nxjerrjen e konkluzionit klinik lidhur me natyrën e ekzaminimit laboratorik që do të shfrytëzohet për rastin konkret, në mënyrë që gjendja e      përgjithshme e të sëmurit mos të    keqësohet gjatë ekzaminimit.
• njohuri lidhur me bazën shkencore të një sërë procesesh diagnostike laboratorike, në mënyrë që rezultatet të gjenerohen dhe të manipulohen në mënyrë efektive në relacion me patologjinë e caktuar.
• njohuri lidhur me paisjet laboratorike që shfrytëzohen në mjekësinë diagnostike, në mënyrë që paisjet e tilla të shfrytëzohen në mënyrë të sigurtë dhe efektive.
• njohuri lidhur me legjislacionin, rregullativat, etikën profesionale dhe shkencore.
• njohuri dhe shkathtësi për komunikim në baza shkencore me të sëmurët
• njohuri lidhur me procesin e biokimisë laboratorike dhe ekzaminimet standarde laboratorike.
  të kuptojnë zhvillimin aktual dhe trendet shkencore dhe praktike të biokimisë laboratorike.
• njohuri lidhur me njohuritë bazë për hulumtime, për vlerësim të publikimeve shkencore dhe mendimin analitik dhe kritik.

Shkathtësitë:

Nga programi i theksuar bachelori i biokimisë laboratorike ka këto role në punën e tij:

• kryerjen e analizave analitike të komplikuara në diagnostikën mjekësore laboratorike dhe në analitikë;
• organizimin dhe marrjen e materialeve biologjike dhe transportimin e tyre të sigurtë;
• organizimin e punëve në laborator për analizën e materialeve biologjike;
• mirëmbajtjen dhe kalibrimin e aparaturave të ndryshme dhe të analizatorëve, përgatitjen e reagensave të nevojshëm për përcaktimet kuantitative;
• të punojnë në analizatorë dhe të kontrollojnë rezultatet e fituara, me zbatimin e principeve të kontrollës së kualitetit të punës;
• të kryejnë në mënyrë vetanake hulumtimet rutinore të komplikuara nga lëmi i kimisë klinike;
• manipulimi me analizatorët e thjeshtë dhe të sofistikuar të cilët punojnë në parimin e: spektrometrisë, fluometrisë, polarimetrisë, nefelometrisë, turbidimetrisë, densiometrisë,, spektrometrisë së absorbimit atomik, kromatografisë gazore, etj.
• metodat e separacionit, izolimit dhe identifikimit të biomolekulave, elektroforezës teknike, fokusimin izoelektrik: RIA, ELISA, IRMA teknikat, teknikat kromatografike me sorbensë të ndryshëm;
• vërtetimi dhe përcaktimi i substratit, metabolitëve;
• përcaktimi i aktivitetit të enzimave, nivelit të hormoneve, mikroelementeve dhe vitaminave në materialin biologjik;
• të punojnë në futjen në përdorim të procedurave të reja dhe të përparojnë metodologjinë e punës profesionale;
• të kryejnë diagnostikimin laboratorik të bakterieve, virusëve, kërpurdhave dhe parazitëve;
• të punojnë në hulumtimet hematologjike, imunologjike dhe të koagulimit;
• të përdorin teknikat e biologjisë molekulare.

Qëndrimet dhe vlerat profesionale

Pranojnë angazhimet për përkrahjen e standardeve të cilat i kërkon mjekësia, respektimin e të sëmurëve dhe ruajtjen e fshehtësisë së pacientit (konfidencialiteti);
Praktikojnë ndershmërinë personale dhe përmbushin përgjegjësitë ligjore dhe etike në kuadër të ofrimit të kujdesit ndaj individëve, ndaj grupeve të popullatës dhe ndaj popullatës në tërësi;
Ruajnë shprehitë e praktikës reflektuese, të mësimit të vetëdrejtuar dhe edukimit të vazhdueshëm profesional, bashkë me gatishmërinë për të pranuar kufizimet e tyre dhe për të kërkuar ndihmë kur kanë nevojë për te.

Programi është në përputhje me Direktivën 2005/36/EC të Komitetit Evropian për profesionet mjekësore. Programi është i disajnuar ashtu që gjatë tri viteve të studimit, studenti merr 5420 orë të mësimit teorikë dhe trajnim praktik, duke përfshirë edhe mësimin e vetëdrejtuar. Ngarkesa e studentit përfshinë ligjëratat, ushtrimet, seminaret, workshopet, praktikën klinike dhe mësimin e pavarur. Nga Praktika klinike studentët fitojnë 15 ECTS dhe realizohen si praktikë e trajnimit në farmacitë komunitare dhe hospitalore, nën mbikqyre të mentorëve klinikë në nivel të farmacive ku e përfundojnë trajnimin, si dhe nga mësimdhënësit e Fakultetit dhe asistentët. Praktika klinike e përfunduar evidentohet në Ditarët e Studentit për Praktikën Klinike (Log Book të Praktikës Klinike). Kompetencat e fituara gjatë kësaj praktike vlerësohen nëpërmjet OSCE provimit.

 

Gjatë kursit studentët fitojnë 180 ECTS (European Credit Transfer System), prej të cilave 10% i fitojnë nga lëndët zgjedhore, kurse 15 ECTS i fitojnë nga Punimi i Diplomës.


Programi i studimeve është i ndarë në këto module:

• Moduli i Lëndëve Farmaceutike (Pharmaceutical Sciences Module – PHC)

• Moduli i Lëndëve Bazike Mjekësore (Basic Sciences Module – BBS) dhe

• Moduli i Lëndëve Shkencore (Sciences Module – SC) dhe

• Moduli i Shkencave Sociale (Social Sciences Module- SSM)

 

 

DEKLARATA E MISIONIT DHE OBJEKTIVAVE TË PROGRAMIT BACHELOR I FARMACISË

OBJEKTIVAT NË LIDHJE ME NJOHURITË

A. SUBSTANCAT QË PËRDOREN NË MJEKËSI

Lidhur me burimet dhe pastrimin e substancave që shfrytëzohen në mjekësi duke përfshirë edhe radiofarmakët;
Produktet dhe ekscipientët bioteknologjikë;
Aspektet fiziko – kimike të barnave dhe të sistemeve biologjike, duke përfshirë termodinamikën, kinetikat kimike dhe vlerësimet e stabilitetit kimik dhe fizikë;
Metodat analitike: principet, disajni, zhvillimi, validimi dhe aplikimi; praktika e mirë laboratorike;
Karakteristikat e substancave mjekuese dhe raporti me strukrutën molekulare;
Disajnimi i agjentëve mjekësorë dhe zbulimi i tyre;

B. DISAJNIMI DHE PRODHIMI I BARNAVE

Karakteristikat e materijeve që shfrytëzohen për prodhimin e molekulave biologjikisht active;
Parimet për formulimet mjekësore dhe sistemet për shpërndarjen e barnave në trup;
Praktika e mirë e prodhimeve farmaceutike;
Vlerësimi kualitativ i produkteve farmaceutike dhe proceset;
Paketimet dhe shenimi i barnave;
Farmakopea;
Stabiliteti i barnave; Evaluimi dhe kontrolli i degradimit biologjik, kimik dhe fizik;
Kontaminimi microbial dhe kontrollimi i tyre;
Proceset e sterilizimit dhe procedurat aseptike;

C. VEPRIMET DHE PËRDORIMET E BARNAVE DHE AGJENTËVE TË TJERË

Funksionimi normal dhe jonormal i trupit: fiziologjia, biokimia, gjenetika, mikrobiologjia, nutricioni, imunologjia, proceset infective, patologjia dhe patofiziologjia;
Veprimet e barnave brenda sistemeve të gjalla: aspektet molekulare, qelizore, biologjike dhe fizike;
Absorbimi, distribuimi, metabolizimi dhe ekskretimi i barnave, duke përfshirë rrugët e administrimit, konceptet dhe modelimin matematikor;
Etiologjia dhe epidemiologjia e sëmundjeve kryesore;
Përdorimi terapeutik i barnave te njerëzit, duke përfshirë efektet anësore, ndërveprimet e barnave dhe sinjifikancën e tyre në tretman;
Përcaktimi i stadeve të sëmundjes dhe menaxhimi i simptomava;
Evaluimi klinik i barnave të reja;
Abuzimi i barnave dhe i subëstancave;
Terapitë komplementare;

D. ASPEKTET LEGALE, ETIKE DHE KUJDESI SHËNDETËSOR

Roli i farmacistëve në kujdesin shëndetësor;
Menaxhimi i barnave;
Vlerësimi i rezultateve përfundimtare në mbështetje të praktikës së bazuar në evidencë;
Skreningu shëndetësorë dhe promovimi, duke përfshirë testimet diagnostike;
Shkencat sociale dhe të sjelljes relevante për farmacistin;
Politika shëndetësore dhe ekonomike, duke përfshirë farmakoekonomikën dhe farmakoepidemiologjinë;
Ligjin në relacion me farmacinë dhe barnat;
Etika në kujdesin shëndetësor;
Kontributi i farmacistit në shëndetin publik;
Metodologjia e hulumtimeve në shërbimet shëndetësore;
Analizimi dhe menaxhimi i rrezikut;
Kompetencat

Të demonstrojnë njohuritë dhe të kuptuarit kritik të fakteve esenciale, koncepteve, principeve dhe të teorisë në relacion me fushat e përmendura më lartë;
Aftësinë për të aplikuar në praktikë njohuritë e fituara për të plotësuar nevojat e pacientëve dhe të profesionistëve të tjerë shëndetësor;
Të zhvillojnë planin dhe starategjinë dhe zgjidhjen e probliemeve të ndryshme;
Të evaluojnë, interpretojnë dhe sintetizojnë informatat farmaceutike dhe bazat e të dhënave;
Të prezantojnë materialin shkencorë farmaceutikë dhe të argumentojnë në mënyr të qart dhe korrekte, më shkrim dhe me gojë, në audienca të ndryshme;
Të kalkulojnë dozat e barnave dhe të përcaktojnë regjimet e dozimit;
Të interpertojnë të dhënat klinike të pacientëve;
Të interpretojnë përshkrimet e barnave;
Të manipulojnë në mënyrë të sigurt me materialet kimike dhe farmaceutike;
Të vlerësojnë rrezikun lidhur me procedurat dhe praktikat farmaceutike;
Të kenë shkathtësitë e kërkuara lidhur me proceduarat standarde laboratorike farmaceutike;
Të planifikojnë, disajnojnë dhe zbatojnë hulumtimet e vetëdrejtuara dhe origjinale prej fazës së definimit të problemit, evaluimit i rezulatetve;
Të punojnë me instrumentet standarde farmaceutike ;
Të evaluojnë në mënyrë kritike dhe të interpretojnë të dhënat e fituara nga observimet laboratorike dhe klinike, në kuptim të sinjifikancës së tyre;
Përgatitjen e barnave në mënyrë magjistrale, duke përfshirë edhe produktet sterile;
Shkathtësitë për kryerjen e analizës së barnave;
Shkathësitë për të udhëzuar pacientët dhe të tjerët lidhur me shfrytëzimin e sigurt dhe efektiv të barnave;

Qëndrimet dhe vlerat profesionale

Pranojnë angazhimet për përkrahjen e standardeve të cilat i kërkon mjekësia, respektimin e të sëmurëve dhe ruajtjen e fshehtësisë së pacientit (konfidencialiteti);
Praktikojnë ndershmërinë personale dhe përmbushin përgjegjësitë ligjore dhe etike në kuadër të ofrimit të kujdesit ndaj individëve, ndaj grupeve të popullatës dhe ndaj popullatës në tërësi;
Ruajnë shprehitë e praktikës reflektuese, të mësimit të vetëdrejtuar dhe edukimit të vazhdueshëm profesional, bashkë me gatishmërinë për të pranuar kufizimet e tyre dhe për të kërkuar ndihmë kur kanë nevojë për te.

 

Programi është në përputhje me Direktivën 2005/36/EC të Komitetit Evropian për profesionet mjekësore. Programi është i disajnuar ashtu që gjatë pesë viteve të studimit, studenti merr 9000 orë të mësimit teorikë dhe trajnim praktik, duke përfshirë edhe mësimin e vetëdrejtuar. Ngarkesa e studentit përfshinë ligjëratat, ushtrimet, seminaret, workshopet, punën shkencore dhe mësimin e pavarur.

Gjatë kursit studentët fitojnë 300 ECTS (European Credit Transfer System), prej të cilave 10% i fitojnë nga lëndët zgjedhore, kurse 15 ECTS i fitojnë nga Punimi i Diplomës.

Programi i studimeve është i ndarë në këto module:

• Moduli i Lëndëve Stomatologjike (Dentistry Sciences Module – DC)

• Moduli i Lëndëve Bazike Mjekësore (Basic Sciences Module – BBS)

• Moduli i Lëndëve të Përgjithshme Mjekësore (General Medical Module – MC)

• Moduli i Lëndëve Bazike (Basic Sciences Module – BS)

• Moduli i Shkencave Sociale (Social Sciences Module- SSM)

DEKLARATA E MISIONIT DHE OBJEKTIVAVE TË PROGRAMIT TË STOMATOLOGJISË

Njohuri të mjaftueshme të shkencave themelore biomjekësore, të teknikave dhe të shkencave klinike, për të kuptuar gjendjet normale dhe patologjike relevante për stomatologjinë, pozitën e të sëmurit në familje dhe në shoqëri, për shëndetin dhe promovimin e tij, për sëmundjet, parandalimin dhe menaxhimin e tyre, duke përfshirë edhe aspektet ligjore dhe etike;

Kompetenca për të vlerësuar dhe për të trajtuar çrregullimet më të shpeshta, ose më urgjente në stomatologji, për të komunikuar qartë, për të vlerësuar në mënyrë kritike dëshmitë, për të marrë vendime me kujdes dhe energji, qoftë në raport me të sëmurin, me familjen e tij, me kolegët, ose me bashkësinë si tërësi;

Qëndrime për të respektuar të tjerët, për pjesëmarrje në zhvillimin e vazhdueshëm profesional, bashkë me njohjen e përgjegjësive dhe të kufizimeve të tyre;

Njohuri dhe shkathtësi themelore për punë kërkimore-shkencore, për vlerësim të shkrimeve shkencore, për mendim kritik dhe analitik.

Objektivat në lidhje me NJOHURITË

Objektivat aktuale të kursit stomatologjik të STh janë që stomatologët e posakualifikuar të jenë të aftë që të integrojnë njohuritë nga të gjitha pjesët e planprogramit të studimeve themelore stomatologjike si dhe të demonstrojnë njohuritë lidhur me:

shkencat themelore biomjekësore, që paraqesin bazën për njohjen e rritjes së njeriut, zhvillimit të njeriut dhe shëndetit;
integrimin e sistemeve të organizmit, homeostazën normale dhe mekanizmat e përgjegjës ndaj noksave, duke përfshirë edhe traumën dhe sëmundjet;
biologjinë orale, formën, si dhe funksionin e dhëmbëve dhe të strukturave të tjera në shëndet dhe sëmundje;
zhvillimet moderne në shkencat biomolekulare, me qëllim të zbatimit të tyre në praktikën stomatologjike;
sëmundjet dhe proceset patogjene, duke përfshirë edhe çrregullimet gjenetike, manifestimet e këtyre sëmundjeve që janë relevante për praktikën stomatologjike;
sëmundjet dhe çrregullimet e kavitetit oral dhe të strukturave shoqëruese, sekuelat e tyre, si dhe parimet e parandalimit, diagnostikimit dhe trajtimit të tyre;
infeksionet dhe mundësitë për kontrollin e infeksioneve;
gjendjet emergjente mjekësore në kirurgjinë stomatologjike, parandalimin dhe menaxhimin e këtyre gjendjeve;
komunikimin me të sëmurin, familjen e tij, profesionistët tjerë mjekësorë dhe komunikimin me njerëzit në përgjithësi;
zhvillimin e shkathtësive interpesonale për punë në ekipë;
parimet mjeko-ligjore dhe etike mbi të cilat bazohet praktika stomatologjike;
parimet dhe rëndësinë e promovimit të shëndetit, edukimit shëndetësor dhe prevenimit në relacion me sëmundjet stomatologjike;
menaxhimin efektiv dhe të sigurtë të të sëmurëve;
shkencat e sjelljes, shkencat e biomaterialeve, kontrollin e dhembjes dhe anksiozitetit, shëndetin publik, kirurgjinë orale dhe maksilofaciale, mjekësinë orale, mikrobiologjinë orale, patologjinë orale, radiologjinë orale, ortodoncinë, stomatologjinë e fëmijëve, farmakologjinë dhe terapeutikën stomatologjike, stomatologjinë preventive dhe stomatologjinë restorative;
parimet e hulumtimeve shkencore dhe vlerësimin e evidencave, që janë të domosdoshme për qasjen stomatologjike të bazuar në evidencë;
përdorimin e teknologjisë informative për dokumentimin, edukimin e vazhdueshëm, komunikim, menaxhim, informim dhe aplikim gjatë kujdesit mjekësor;
përdorimin e saktë të terminologjisë shkencave mjekësore për shpjegimin e funksionit të trupit të njeriut, të sjelljes njerëzore në shoqëri dhe të mënyrave kryesore të kujdesit shëndetësor.

Kompetencat

Stomatologu i graduar duhet të jetë në gjerdje që të:

Merr anamnezën, të kryej ekzaminimin fizikal të pacientit në mënyrë të drejtë, të shfrytëzojë të dhënat e laboratorit, të imazheve dhe të shërbimeve referuese, si dhe të organizojë hulumtimet adekuate për pacientitn;
Kryej procedurat klinike stomatologjike, duke përfshirë teknikat për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve dhe të çrregullimeve orale dhe dentare;
Ndërmerr procedurat themelore në kuadër të hulumtimeve dhe menaxhimit në repart, në klinikë ose në praktikën e përgjithshme, duke përfshirë kujdesin fillestar kompedhjetët të emergjencave më të shpeshta stomatologjike;
Shfrytëzojnë një numër shkathtësishë efektive ndërnjerëzore në praktikën stomatologjike, duke u bazuar në kuptimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore, rëndësisë së komunikimit me të sëmurët, me familjarët e tyre dhe me profesionistët e tjerë, të përfshirë në kujdesin e atyre pacientëve;
Përdorinë në mënyrë rigoroze dëshmitë cilësore dhe sasiore, duke shfrytëzuar njohuritë shkencore të stomatologjisë, me qëllim marrjeje të vendimeve të arsyeshme dhe të shpjegimeve të qarta, dhe gjithashtu t’i njohin dhe t’i aplikojnë parimet themelore të informimit shëndetësor;
Aplikojnë parimet e terapisë racionale, duke zhvilluar planin e tretmanit bazuar në karakteristikat specifike të të sëmurit, të sëmundjes dhe të terapisë tjetër paraprake, në menaxhimin e sëmundjes, në rehabilitimin, në zvogëlimin e vuajtjeve dhe të paaftësisë;
Kontribuojnë, sipas mundësive dhe talentit që kanë, në zhvillimin e praktikës mjekësore dhe njohurive themelore të saj nëpërmjet shqyrtimit klinik të punës së publikuar, vëzhgimit të kujdesshëm ose analizimit eksperimentues dhe rigoroz.

Qëndrimet dhe vlerat profesionale

Pranojnë angazhimet për përkrahjen e standardeve të cilat i kërkon stomatologjia, respektimin e të sëmurëve dhe ruajtjen e fshehtësisë së pacientit (konfidencialiteti);
Praktikojnë ndershmërinë personale dhe përmbushin përgjegjësitë ligjore dhe etike në kuadër të ofrimit të kujdesit ndaj individëve, ndaj grupeve të popullatës dhe ndaj popullatës në tërësi;
Ruajnë shprehitë e praktikës reflektuese, të mësimit të vetëdrejtuar dhe edukimit të vazhdueshëm profesional, bashkë me gatishmërinë për të pranuar kufizimet e tyre dhe për të kërkuar ndihmë kur kanë nevojë për te.

 

ONPrishtina