Procesi i pranimit

Realisht, duhet të konsideroni vetëvehten të lumtur sepse keni zgjedhur, pikërisht, Kolegjin e Shkencave Mjekësore "Rezonanca"

 

BËHENI PJESË E BOTËS SË NJERËZVE TË SUKSESSHËM.

 

Broshura

 

Me vendimin nr. 641/15, të datës 13.07.2015 dhe vendimin nr. 820/15, të datës

31.08.2015 të AKA, programet studimore të Kolegjit të Shkencave Mjekësore

“Rezonanca”:

1. Stomatologji - Programi i integruar (300 ECTS)

2. Bachellor i Shkencave të Farmacisë komunitare (180 ECTS)

3. Bachellor i Shkencave të Fizioterapisë (180 ECTS)

4. Bachellor i Shkencave të Biokimisë Laboratorike (180 ECTS)

5. Bachellor i Shkencave të Mjekësisë Sanitare (180 ECTS)

6. Bachellor i Shkencave të Infermierisë (180 ECTS)

7. Bachellor i Shkencave të Radiologjisë Duagnostike (180 ECTS)

8. Magjistër i Shkencave të Farmacisë (120 ECTS)

9. Magjistër i Shkencave të Infermierisë (120 ECTS)

10. Magjistër i Shkencave të Radiologjisë Diagnostike (120 ECTS)

Janë të akredituara për periudhën 1 tetor 2015 - 30 shtator 2018.

 

 

 

A mund të paraqitem në konkurs?

- Në konkurs mund të aplikoni nëse plotësoni një nga këto kushte:

  keni diplomuar në ndonjë shkollë të mesme të Kosovës, me programet e të cilës keni dëgjuar Biologji, Kimi dhe Fizikë;

  keni diplomuar në ndonjë shkollë të mesme të Kosovës, të profesioneve mjekësore, ose të farmacisë;

  keni diplomuar në ndonjë shkollë të mesme të shteteve të tjera (duhet të paraqitni certifikatën dhe diplomën për kryerjen e shkollimit 12-vjeçar);

 

Nëse jeni të graduar në një institucion të shkollimit të lartë, nga lëmenjtë e shkencave mjekësore ose shkencave natyrore (Biologji, Kimi, Fizikë), i plotësoni kushtet për pranim.

Njohjen e certifikatave, përkatësisht diplomave të jashtme duhet ta bëni në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.


Procedura e seleksionimit

1. Për nxënësit që nuk kanë pasur provim të maturës, si dhe për kandidatët të cilët nuk e kanë kryer shkollën e mesme në Republikën e Kosovës:

  Deri 20% të pikëve mund t’i arrini nga suksesi në shkollën e mesme (secila dëftesë e shkollës së mesme, nëse suksesi është maksimal, vlerësohet me pesë pike);

   Deri 80% të pikëve mund t’i arrini në provimin pranues.

2. Për nxënësit që e kanë dhënë me sukses provimin e maturës:

  Deri në 20% të pikëve mund t’i arrini nga suksesi në shkollën e mesme (secila dëftesë e shkollës së mesme, nëse suksesi është maksimal, vlerësohet me pesë pike);

  Deri në 50% të pikëve mund t’i arrini nga provimi i maturës;

  Deri në 30% të pikëve mund t’i arrini në provimin pranues.

 

 

Seleksionimi do të bëhet nëpër dy faza:

 

1. Faza e parë: Vlerësimi akademik (vlerësimi i njohurive nga lëndët: Biologji, Kimi dhe Fizikë) - 30% të pikëve (për 
nxënësit që kanë dhënë me sukses provimin e maturës), përkatësisht 80% (për nxënësit që nuk kanë pasur provim të maturës);
2. Faza e dytë: Vlerësimi i kualiteteve personale joakademike 
a. vlerësimi i shkathtësive komunikuese dhe psiko-motorike;
b. vlerësimi i qëndrimeve dhe tipareve personale, dhe
c. vlerësimi i personalitetit.

 

Në fazën e dytë të seleksionimit kalojnë kandidatët që arrijnë së paku 20% nga numri maksimal i pikëve në testin e 
vlerësimit akademik.
Për të plotësuar kushtin për rangim, kandidatët duhet që në fazën e dytë të seleksionimit të paktën të arrijë vlerësimin – 
“Rekomandohet për pranim”.

 

Për paraqitje në konkurs duhet të sjellni:

 

- Dëftesat e shkollës së mesme;
- Diplomën e shkollës së mesme;
- Fletë-aplikacionin (të cilin e merrni në Institucion).
- Vendimin nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mbi njohjen e dëftesave dhe diplomave të lëshuara jashtë 
vendit.

 

Nëse pranoheni në studime, për regjistrim duhet të paraqitni:

 

- Fletë-aplikacionin për regjistrim (të cilin e merrni në Institucion);
- Dy fotografi për indeks (formati 4.5 x 6 cm);
- Fletëpagesën për këstin e parë.

 

Me rastin e regjistrimit ju do të nënshkruani Kontratën me Institucionin.

 

1. Detaje lidhur me vlerësimin akademik
Qëllimi kryesor i fazës së parë është vlerësimi i nivelit akademik lidhur me njohuritë nga biologjia, kimia dhe fizika, 
sipas programit të shkollave të mesme.

 


1. a. Katalogu i njohurive nga Biologjia:

 

- Dallimet ndërmjet kafshëve prokariote dhe eukariote.
- Dallimet ndërmjet kafshëve heterotrofe dhe autotrofe.
- Karbohidratet. Ndarja e karbohidrateve.
- Struktura e proteinave
- Struktura kimike e aminoacideve
- Struktura kimike e ADN-së. Elementet kimike që ndodhen në ADN
- Bazat azotike që gjenden tek ARN-m dhe te ADN-ja?
- Llojet e ARN dhe funksioni i tyre
- Mitoza. Fazat e mitozës dhe çka ndodhë gjatë secilës fazë të mitozës.
- Organelet qelizore (ndërtimi dhe funksioni) – lizozomet, mitokondriet, kompleksi i Golxhit, retikulumi endoplazmatik.
- Enzimat. Substrati i veprimit të enzimave kryesore. Emërtimi i tyre
- Difuzioni. Osmoza. Transporti aktiv i substancave nëpër membranën qelizore
- Fagocitoza dhe pinocitoza
- Qarkullimi i madh i gjakut
- Grupet e gjakut. Antigjenet në eritrocite dhe aglutinogjenet sipas grupeve të gjakut. Cilat grupe mund të jenë 
- donatorë për grupet tjera të gjakut.
- Qendrat nervore në palcën e zgjatur
- Roli i hipofizës
- Hormonet seksuale. vendi i prodhimit
- Procesi i fekondimit të qelizës vezë
- Qendra e termorregullacionit
- Gjenet
- Kodi gjenetik
- Rregullat themelore të trashëgimisë
- Aberacionet kromozomale

 

1.b. Katalogu i njohurive nga Kimia:

 

- Struktura e Atomit
- Energjia e jonizimit të elementeve. Cilët faktorë ndikojnë në rritjen e kësaj energjie
- Faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e reaksionit kimik
- Hidroksidet
- pH e ambientit (ambienti neutral, acidik ose bazik)
- Vlerat e pH së tretësirave me përqëndrime të ndryshme të komponimeve kimike
- Hibridizimi i atomeve të karbonit te alkanet
- Llojet e lidhjeve karbon-karbon te alkenet
- Alkooleve alifatike (formula)
- Dienet
- Vlera energjetike e proteinave, karbohidrateve dhe lipideve
- Aldehidet
- Ketonet
- Momenti dipolar më i madh se zero (µ > 0):
- Grupet funksionale te aminoacidet
- Aminoacidet esenciale
- Përbërja e sakarozës

 

1.c. Katalogu i njohurive nga Fizika:

 

- Njësitë për matjen e punës, shtypjes, fuqisë, momentit të forcës
- Shpejtësia, te lëvizjet njëtrajtësisht të ngadalësuara përgjatë një drejtimi, me shpejtësi fillestare v0
- Ekuacioni i rënies së lirë
- Shprehja për punë
- Njësia Pa 
- Njësia Tesla
- Njësia e fluksit magnetik
- Njësia e kapacitetit elektrik
- Shprehja për shtypjen hidrostatike
- Përçueshmëria e rrymës elektrike te tretësirat
- Roli i transformatorit të rrymës elektrike
- Ndryshimet izohorike të gjendjes së gazit
- Spektri i valëve elektromagnetike
- Rrezet alfa, beta dhe gama
- Energjia e fotoneve

 

 

ONPrishtina