Studentët

Të drejtat dhe detyrimet e studentëve




Studentët kanë të drejtë:

të marrin pjesë në sesionet e ndryshme mësimore;
të përdorin të gjitha pajisjet e Kolegjit për plotësimin e punës së tyre mësimore e shkencore sipas programeve përkatëse;
të përdorin bibliotekën dhe sallat e leximit;
të marrin pjesë në zgjedhjet për postet e studentëve në organizmat e ngritura në bazë të Rregullores së Kolegjit dhe akteve të tjera përkatëse;
të përfaqësohet në struktura qeverisëse të Kolegjit, të parapara me organogram të Kolegjit;
të ushtrojnë ankesë lidhur me cilësinë e procesit të mësimdhënies, ose lidhur me lokalet në të cilat mbahet mësimi.

Studentët kanë këto detyrime:

të zbatojnë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga planet mësimore;
të zbatojnë rregullat e përcaktuara nga Kolegji;
të respektojnë të drejtat e personelit dhe të studentëve të tjerë;
të ruajnë prestigjin dhe dinjitetin e Kolegjit.

Organizimi i studentëve

Studentët kanë të drejtë të themelojnë organizatën studentore të cilave mund t’i përkasin të gjithë studentët.

Organizata e studentëve ka statutin e vetë që aprovohet nga antarët e sajë.

Në kuadër të Kolegjit interesat e studentëve përfaqësohen nëpërmjet:

Parlamentit të studentëve në nivel të Kolegjit
Përfaqësuesit në njësin e edukimit mjekësor
Pesë (5) përfaqësuesve në NNjShBioM
Pesë (5) përfaqësuesve në NNjMK
Pesë (5) përfaqësuesve në KEPP.
Anëtarët për parlamentin e studentëve dhe përfaqësuesit e studentëve në organet qeverisëse të Kolegjit do të zgjedhen në pajtim me procedurat për zgjedhje parlamentare.

Mandati i përfaqësuesve të studentëve zgjat 3 vjet.

Organizimi brenda organizatës studentore është autonom dhe rregullohet me statut të Parlamentit studentor.


Të drejtat dhe obligimet e studentit sipas Ligjit të Arsimit të Lartë të Kosovës nr. 04/L-037

Neni 31

Të drejtat dhe obligimet e studentit

1. Studentët që janë pranuar dhe regjistruar tek bartësi i arsimit të lartë hyjnë në marrëdhënie ligjore me atë bartës.

2. Studentët kanë te drejtat e mëposhtme, që mund të specifikohen më tej në statutin e bartësit:

2.1. të ndjekin të gjitha ligjëratat, seminaret dhe gjitha aktivitetet e tjera mësimore të organizuara në lëndët e tyre, sipas nivelit të tyre si dhe të vijojnë, nëse ka vend, proceset e tjera të organizuara të mësimdhënies;

2.2. të shfrytëzojnë ambientet në biblioteka dhe shërbime të tjera për studentët në godinën e bartësit; dhe

2.3. të marrin pjesë në zgjedhjet për postet e studentëve në organizmat e ngritura mbi bazën e statutit të bartësit.

3. Studentët kanë obligimet vijuese:

3.1. të respektojnë rregullat e hartuara nga bartësi;

3.2. të tregojnë vëmendjen e duhur ndaj të drejtave të personelit dhe studentëve të tjerë;

3.3. t'i kushtojnë vëmendjen e duhur e të plotë studimeve dhe të marrin pjesë në aktivitetet akademike; dhe

3.4. të paguajnë pagesa dhe tarifa që janë të caktuara.

4. Statuti ose dokumenti themelues i barasvlershëm me të i çdo bartësi të arsimit të lartë përmban dispozita, të cilat:

4.1. garantojnë lirinë e studentëve, brenda ligjit për të paraqitur ide të reja dhe opinione të debatueshme pa rrezikuar humbjen e vendit të studentit ose privilegjet që mund të gëzojnë nga bartësi;

4.2. u garantojnë studentëve lirinë e fjalës, të organizimit e të tubimit sipas dispozitave ligjore.

4.3. mbrojnë studentët nga çdo lloj diskriminimi.

4.4. sigurojnë mekanizma të paanshëm dhe objektivë për trajtimin e çështjeve disiplinore që kanë të bëjnë me studentët.

5. Studentët kanë të drejtë të ankohen lidhur me cilësinë e procesit të mësimdhënies ose për infrastrukturën e bartësit. Statuti përmban dispozita mbi trajtimin e drejtë të ankesave të tilla.

6. Rrethanat në bazë të të cilave studentët mund të çregjistrohen për arsye akademike apo disiplinore si dhe procedurat për ankesë përcaktohen më detajisht në statutin e bartësit.

7. Studentët gëzojnë të drejtën për të kundërshtuar një vendim apo një veprim të bartësit të arsimit të lartë ndaj tyre në Ministri dhe në gjykatën kompetente.

8. Personat që kanë mbaruar provimin përfundimtar në nivelin për të cilin janë regjistruar nuk kanë më statusin e studentit.


Neni 33

Organizatat studentore

1. Statuti ose çdo dokument tjetër themelues i bartësit të arsimit të lartë parasheh krijimin e një ose më shumë organizatave, që të përfaqësojnë studentët dhe që të kontribuojnë në plotësimin e kërkesave sociale, kulturore, akademike e argëtuese të studentëve.

2. Bartësit publik të arsimit të lartë kontribuojnë financiarisht në themelimin e organizatave studentore, përfshirë në rastet e duhura, fonde për shpenzime kapitale dhe rrjedhëse për godinat dhe ambientet.

ONPrishtina