Akreditimi

AAK është themeluar nga MASHT-i ne pajtim me Ligjin mbi Arsimin e Lartë (2003/14) ne Kosove, si Agjenci qe ushtron veprimtari te pavarur profesionale jofitimprurëse e cila ne Institucionet e Arsimit te Larte (IAL) në Kosove garanton cilësinë e punës arsimore dhe kërkimore shkencore AAK është Agjenci publike për vlerësimin e cilësisë në institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat, e cila nëpërmjet të procesit të akreditimit përkrahë zhvillimin e cilësisë në këto institucione. Përgjegjësitë e AAK dhe kriteret e akreditimit janë dhënë në LAL(2003/14) dhe UA (11/2004)

Sipas vendimit të fundit të AAK, nr. 641/15, datë 13.07.2015 institucioni ynë akreditohet si KOLEGJI I SHKENCAVE MJEKËSORE "REZONANCA", në nivel institucional për periudhën tre vjeçare, 1 tetor 2015-30 shtator 2018.

Akreditohen programet e studimit për periudhën tre vjeçare, 1 tetor 2015 - 30 shtator 2018:

  Bachelor i Farmacisë komunitare (BA, 180 ECTS) 

  Bachelor i Radiologjisë Diagnostike (BA, 180 ECTS)
  Bachelor i Mjekësisë Sanitare (BA, 180 ECTS) 
  Bachelor i Biokimisë Laboratirike (BA, 180 ECTS) 
  Bachelor i Infermierisë (BA, 180 ECTS)

  Bachelor i Fizioterapisë (BA, 180 ECTS)

 

Sipas vendimit të fundit të AAK, nr. 820/15, datë 31.08.2015 akreditohen programet e studimit për periudhën tre vjeçare, 1 tetor 2015-30 shtator 2018:

  Master i Infermierisë (MA, 120 ECTS) 

  Master i Radiologjisë Diagnostike (MA, 120 ECTS)
  Master i Farmacisë (MA, 120 ECTS) 
  Stomatologji, Dr. Stom. (300 ECTS) 

Për informata më të hollësishme lidhur me procesin e akreditimit vizitoni webfaqen e AAK: http://www.akreditimi-ks.org

ONPrishtina