Fjala hyrëse e Rektorit

Me licencimin e institucioneve arsimore private, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës mundësoi pasurimin e sistemit të tanishëm arsimor nga lëmenjtë e ndryshëm, në mesin e të cilave edhe të shkencave mjekësore. Me këtë Ministria ka paraqitur koncepte krejtësisht të reja të arsimimit mjekësor të shekullit XXI.Si institucion do të bëjmë të gjitha përpjekjet, që nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet relevante nacionale dhe ndërkombëtare, të arrijmë reputacionin e nevojshëm si institucion i arsimit të lartë, i cili do të vazhdojë të ofrojë, të promovojë dhe të zhvillojë programe dhe shërbime kualitative, sipas standardeve ndërkombëtare.

Në një periudhë prej vetëm pesë vitesh veprimtarie institucioni ynë po dëshmohet si qendër e rëndësishme e arsimimit mjekësor në Kosovë. Aktivitetet në këtë Institucion përfshijnë aktivitetet arsimore në nivelin e profesioneve mjekësore, si në: lëmin e mjekësisë, stomatologjisë, farmacisë, fizioterapisë dhe radiologjisë diagnostike. Jemi krenar për faktin se zbatojmë programe mjekësoretë reformuara dhe të përshtatura nevojave të kujdesit mjekësor dhe zhvillimit më të mirë profesional. Programet që implementojmë përmbajnë bërthamën e disiplinave themelore, me komponentë të zhvillimit personal dhe profesional, me qëllim të ngritjes së aftësive të caktuara, siç janë komunikimi dhe metodat shkencore. Kualifikimi profesional në lëmin mjekësor paraqet dëshminë e drejtpërdrejtë për kompletimin me sukses të planprogramit të studimeve që i kualifikon ata për shfrytëzimin e thirrjes profesionale dhe të praktikimit në mënyrë të pavarur të profesionit mjekësor adekuat. Si institucion privat i arsimit të lartë dëshirojmë që me kompetencë të konfirmojmë se studentët e diplomuar janë të aftë për të ushtruar veprimtarinë sipas standardeve më të larta të praktikës profesioale mjekësore të aprovuar në nivel nacional dhe internacional.

Me gradimin kandidatët fitojnë autonominë e plotë profesionale në suaza të së cilës: Duhet të kuptojnë përgjegjësitë legale dhe konsideratat etike të praktikës profesionale; Duhet të jenë në gjendje të praktikojnë në mënyrë efektive në qasjet inter-profesionale të sistemit shëndetësorë; Duhet të reflektojnë praktikën e mirë profesionale; Të demonstrojnë shkallë të lartë të shkathtësive të komunikimit dhe Të luajnë një rol aktivë në edukimin shëndetësor dhe promovimin e programeve shëndetësore. Për këtë arsye, nëpërmjet mekanizmave akademike të zhvilluara mundohemi të jetësojmë një mundësi të dëshmuar të kontrollit të cilësisë të të graduarve të rinj karshi standarde akademike të vendevetë zhvilluara. Me qëllim të avansimit të edukimit superior karshi projeksioneve zhvillimore institucionale kemi hartuar këtë strategji zhvillimore, nëpërmjet së cilës synohet përmbushja e objektivave strategjike për periudhën pesë-vjeçare të zhvillimit. Elemente të caktuara të kësaj strategjie janë rrjedhojë e aktivitetit të vetë-vlerësimit të institucionit lidhur me përmbushjen e standardeve themelore dhe të standardeve për zhvillimin e cilësisë sipas fushave themelore të veprimtarisë. Procesi i përgatitjes së këtij dokumenti është bërë falë një pune ekipore, pas një procesi të gjerë dhe gjithëpërfshirës të procesit të konsultimeve.

ONPrishtina