Programet Hulumtuse

PROGRAMET HULUMTUESE të planifikuara për vitet 2011-2015

dhe projektet shkencore që mund të rrjedhin nga to, të cilat mund të shfrytëzohen për tema të magjistraturës

Hulumtimet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore kryhen në Fakultet nga Departamenti i Mjekësisë, Departamenti i Stomatologjisë, Departamenti i Farmacisë dhe Departamenti i Radiologjisë Diagnostike.
Programet hulumtuese të planifikuara për 2011-2015 janë të fokusuara në këta lëmenjë themelorë hulumtues: farmakologji, kimi mjekësore dhe produktet natyrore, farmaceutikët dhe farmakokinetika e tyre, menaxhimi i përdorimit të barnave dhe studimet farmakoekonomike, efektet e barnave kardiovaskulare dhe sëmundjet infektive.
Buxheti shtesë i planifikuar për programet hulumtuese të reja për 2011-2015 në total është 400.000 euro (80.000 euro për çdo vit).


PROGRAMET HULUMTUESE
RESEARCH PROGRAMS

 

 

(1) Infection Disease Research Program (IDRP)
Programi Hulumtues për Sëmundjet Infektive


Vizioni: Të evaluohet, të përmirësohet diagnostikimi, parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve infektive, to minimizohet prevalenca dhe të eradikohen (zhduken) sëmundjet infektive në Kosovë.
Misioni: Të identifikohen dhe financiarisht të mbështeten hulumtimet bazike dhe hulumtimet klinike nga fusha e sëmundjeve infektive.
Qëllimet: (1) të evaluohet situata epidemiologjike në Kosovë lidhur me sëmundjet infektive; (2) të përmirësohet të kuptuarit e bazës shkencore të sëmundjeve infektive; (3) të përmirësohet parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve infektive; (4) të minimizohen kostot e trajtimeve; (5) të minimizohet dhe të parandalohet rezistenca bakteriale ndaj antibiotikëve; (6) të testohen modelet e reja të dozimit të antimikrobikëve te njerëzit.

Përmbledhje e Programit (Overview of the Program):
Paneli Shkencor ka përcaktuar që qëllimet e IDRP do të jenë mbështetja e hulumtimeve për përmirësim substancial në të kuptuarit, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve infektive.
Hulumtimet nga sëmundjet infektive do të kryhen në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Spitalin e Përgjithshëm “Rezonanca”, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prishtinë dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

Programi IDRP synon të realizojë hulumtime lidhur me identifikimin e mekanizmave të rezistencës antibiotike, evaluimin e rezistencës bakteriale ndaj antibiotikëve të ndryshëm që përdoren në sistemin e gjerë të spitaleve në Kosovë dhe testimin e modeleve të reja të dozimit te njerësit. Poashtu, do të studiohen modelet farmakokinetike të antibiotikëve të ndryshëm në populacione të veçanta, si dhe vlerësimin e përfshirjes së farmacistëve në studimin e sëmundjeve që mund të parandalohen me vaksinim.

 

(2) Cardiovascular Disease Pharmacotherapy Research Program (CVDPHRP)
Programi Hulumtues nga Farmakoterapia e Sëmundjeve Kardiovaskulare

Vizioni: Të evaluohet, të përmirësohet diagnostikimi, parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve kardiovaskulare.
Misioni: Të identifikohen dhe financiarisht të mbështeten hulumtimet bazike dhe hulumtimet klinike nga fusha e sëmundjeve kardiovaskulare.
Qëllimet: (1) të evaluohet situata epidemiologjike në Kosovë lidhur me sëmundjet kardiovaskulare; (2) të përmirësohet të kuptuarit e bazës shkencore të menaxhimit të faktorëve të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, si dhe parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare; (3) të përmirësohet trajtimi i sëmundjeve të ndryshme të sistemit kardiovaskular; (4) të minimizohen kostot e trajtimeve; (5) të përmirësohet kualiteti i jetës (QoL) i të sëmurëve me sëmundje kardiovaskulare.

Përmbledhje e Programit (Overview of the Program):
Paneli Shkencor ka përcaktuar që qëllimet e CVDPHRP do të jenë mbështetja e hulumtimeve për përmirësim substancial në të kuptuarit, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Hulumtimet nga CVDPHRP do të kryhen në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Spitalin e Përgjithshëm “Rezonanca”, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prishtinë dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – Repartin e Sëmundjeve Kardiovaskulare.
Interesat hulumtuese përfshijnë programet strategjike për prevenim të sëmundjeve, polifarmacinë, faktorët e rrezikut për paraqitjen e sëmundjeve dhe implementimin e menaxhimit interdisiplinor të sëmundjeve.
Poashtu, aktivitetet aktuale në farmakoterapinë e sëmundjeve kardiovaskulare përfshijnë hulumtimet klinike, farmakokinetike, farmakodinamike dhe studimet farmakoekonomike të barnave të reja dhe të barnave ekzistuese të sistemit kardiovaskular, përmirësimin e terapisë me barna te të sëmurët, posaqërisht të atyre me hiperlipidemi, hipertensio, pamjaftueshmëri të zemrës, fibrilacion atrial. Do të evaluohet përdorimi i antikoagulantëve dhe i antitrombotikëve te sëmundjet kardiovaskulare, si dhe do të vlerësohet përfshirja e farmacistëve në parandalimin-menaxhimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

 

(3) Pain Management Research Program (PMRP)
Programi Hulumtues lidhur me Menaxhimin e Dhimbjes

Vizioni: Të përmirësohet të kuptuarit e farmakologjisë së dhimbjes dhe të analgjezionit.
Misioni: Të identifikohen dhe financiarisht të mbështeten hulumtimet bazike dhe hulumtimet klinike nga fusha e kontrollit të analgjezionit, të indetifikohen substancat të cilat në mënyrë më efektive kontrollojnë si dhimbjet akute, ashtu edhe dhimbjet kronike, me më pak efekte anësore.
Qëllimet: (1) të kontrollohen në mënyrë efektive dhimbja dhe simptomat te t] sëmurët; (2) të hulumtohet dhënia e barnave te të sëmurët në fazat terminale të sëmundjes; (3) të përmirësohet trajtimi i dhimbjeve akute dhe kronike me sa më pak efekte anësore; (4) të minimizohen kostot e trajtimeve; (5) të përmirësohet kualiteti i jetës (QoL) i të sëmurëve me sindromë të dhimbjes intensive.

Përmbledhje e Programit (Overview of the Program):
Paneli Shkencor ka përcaktuar që qëllimet e PMRP do të jenë mbështetja e hulumtimeve për përmirësim substancial në të kuptuarit dhe trajtimin e dhimbjes akute dhe dhimbjes kronike.
Hulumtimet nga PMRP do të kryhen në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Spitalin e Përgjithshëm “Rezonanca”, në bashkëpunim me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – Repartin e Anesteziologjisë dhe Reanimacionit.
Programi është fokusuar në profesionin e farmacistëve si mundësi të kontrollit efektiv të dhimbjes dhe të simptomave, si dhe të vlerësimet e nevojave arsimore në këtë fushë. Interesat tjera hulumtuese përfshijnë dhënien e barnave të të sëmurëve në fazat terminale të sëmundjeve që kanë dhimbje intensive. Identifikimi i komponimeve të cilat në mënyrë më efektive trajtojnë gjenjdet e dhimbjeve aktute dhe kronike, me sa më pak efekte anësore mbesin sfidat tona më të mëdha në hulumtimet biomjekësore dhe farmaceutike.
Poashtu, aktivitetet aktuale në farmakoterapinë e dhimbjes përfshijnë hulumtimet klinike, farmakokinetike, farmakodinamike, studimet farmakoekonomike të analgjetikëve opioidë dhe jo-opioidë të rinj ose ekzistues, racionalizimin e përdorimit të analgjezikëve, si dhe vlerësimin e përfshirjes së farmacistëve në menaxhimin e dhimbjeve akute dhe kronike.

 

(4) Health Services Research Pharmacoepidemiology Program (HSRPhEP)
Programi Hulumtues i Shërbimeve Shëndetësore dhe Farmakoepidemiologjike

 

Vizioni: Të përmirësojë praktikën e përshkrimit të barnave në sistemin e gjerë të spitaleve në Kosovë.
Misioni: Të studiohet sistemi i ofrimit të kujdesit shëndetësor në Kosovë, me qëllim të përmirësimit të gjendjes aktuale dhe rezultatet përfundimtare në interes për të sëmurët.
Qëllimet: (1) të evaluohen proceset në sistemin e ofrimit të kujdesit shëndetësor në Kosovë; (2) të evaluohet, zhvillohet dhe implementohet praktika e përshkrimit racional të barnave në institucionet shëndetësore të Kosovës; (3) të përmirësohet komplianca e të sëmurëve; (4) të zhvillohen shërbimet farmaceutike klinike kost-efektive.

Përmbledhje e Programit (Overview of the Program):
Paneli Shkencor ka përcaktuar që qëllimet e HSRPhEP do të jenë mbështetja e hulumtimeve për përmirësim substancial në fushën Farmakoepidemiologjike.
Hulumtimet nga HSRPhEP do të kryhen në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Spitalin e Përgjithshëm “Rezonanca”, në bashkëpunim me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – Institutin e Farmakologjisë me Toksikologji dhe me Barnatoret komunitare “Leka Med” në Prishtinë.
Programi është fokusuar në studimin e proceseve në sistemin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, duke shfrytëzuar dizajnin e hulumtimeve epidemiologjike observuese. Fusha specifike e interesit përfshinë karakterizimin e praktikës aktuale të përshkrimit të barnave, nëpërmjet implementimit të programit hulumtues për utilizimin e barnave, vlerësimin e ndikimit të legjislacionit farmaceutik në aspektet e kujdesit për të sëmurët dhe kostot, zhvillimin dhe testimin e intervenimeve që kanë për qëllim përmirësimin e parktikës së përshkrimit të barnave dhe rezultateve përfundimtare në interes për të sëmurët. Fushat aktuale të studimeve përfshijnë përdorimin e antibiotikëve, barnat që veprojnë në sistemin nervor qendror, barnat kardiovaskulare dhe barant antireumatike.

 

(5) Smoking Cessation Program – Role of the Pharmacists (SCP-RPh)
Programi për Braktisjen e Duhanit – Roli i farmacistëve

Vizioni: Të minimizohet abuzimi/ose të braktiset abuzimi i duhanit në Kosovë.
Misioni: Të identifikohen dhe financiarisht të mbështeten hulumtimet bazike dhe hulumtimet klinike nga fusha e abuzimit të duhanit.
Qëllimet: (1) të evaluohet situata epidemiologjike në Kosovë lidhur me abuzimin e duhanit; (2) të përmirësohen njohuritë e popullatës lidhur me efektet e dëmshme të duhanit në shëndetin e njeriut; (3) të implementohet programi më i mirë me intervenim multidisiplinar për braktisjen e abuzimit të duhanit për një periudhë afatgjatë të përcjelljes në Kosovë; (4) të promovohet komplianca dhe të parandalohet relapsi (rifillimi i abuzimit).

Përmbledhje e Programit (Overview of the Program):
Paneli Shkencor ka përcaktuar që qëllimet e SCP-RPh do të jenë mbështetja e hulumtimeve për përmirësim substancial në Programin për Braktisjen e abuzimit të duhanit në Kosovë.
Hulumtimet nga SCP-RPh do të kryhen në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Spitalin e Përgjithshëm “Rezonanca”, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prishtinë dhe Zyrën e OBSH-së në Prishtinë.
Programi është fokusuar në studimin e proceseve të evaluimit dhe implementimit të intervenimeve multidisiplinare për braktisjen e abuzimit të duhanit me periudhë të gjatë të përcjelljes, duke përfshirë edhe promovimin e kompliancës dhe parandalimin e relapsit.
Fusha specifike e interesit përfshinë karakterizimin e situatës epidemiologjike aktuale në Kosovë lidhur me abuzimin e duhanit, zhvillimin dhe implementimin e programit më të mirë për braktisjen e duhanit në Kosovë, si dhe evaluimin e rezultateve përfundimtare të studimit në periudhë më të gjatë kohore. Fushat klinike të studimeve aktuale përfshijnë programet e skreeningut të statusit shëndetësor të popullatës duhanpirëse në Kosovë.

 

(6) Environmental Research Program (ERP)
Programi Hulumtues i Mjedisit

Vizioni: Të mbrojë shëndetin publik dhe të përmirësojë faktorët mjedisorë që kanë ndikim në shëndetin e popullatës në Kosovë.
Misioni: Të identifikohen dhe financiarisht të mbështeten hulumtimet bazike dhe hulumtimet klinike nga fusha e Ekologjisë.
Qëllimet: (1) të evaluohet situata epidemiologjike në Kosovë lidhur me ekologjinë humane; (2) të përmirësohen njohuritë lidhur me efektet e dëmshme të faktorëve mjedisorë në shëndetin e njeriut; (3) të identifikohen faktorët mjedisorë me ndikimin më shqetësues në shëndetin e popullatës në Kosovë; (4) të implementohen programet më të mira për mbrojtjen e shëndetit publik në Kosovë.

Përmbledhje e Programit (Overview of the Program):
Paneli Shkencor ka përcaktuar që qëllimet e ERP do të jenë mbështetja e hulumtimeve për përmirësim substancial të mjedisit në Kosovë.
Hulumtimet nga ERP do të kryhen në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Spitalin e Përgjithshëm “Rezonanca”, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prishtinë dhe Zyrën e OBSH-së në Prishtinë.
Programi është fokusuar në studimin e kualitetit të ujit të pijshëm, ujit komercial, kualitetit të ajrit, kualitetit të ushqimit të importuar ose vendor, të preparateve kozmetike dhe të preparateve për higjienë si dhe përcaktimin e aditivëve në ushqim. Poashtu, aktivitetet aktuale përfshijnë studimet për përcaktimin e metaleve të rënda në ujë, ushqim, ajër dhe në gjakun e njerëzve, në pjesë të ndryshme të Kosovës.
Fushat specifike të interesit përfshijnë karakterizimin e situatës aktuale në Kosovë lidhur me statusin nutricional të grupeve të ndryshme të popullatës në Kosovë, dhe implementimin e programit më të mirë për përmirësim të këtij statusi për një periudhë më të gjatë kohore. Fushat klinike të studimeve aktuale përfshijnë programet e skreeningut për monitorimin dhe evaluimin e statusit shëndetësor të popullatës nga ndikimi i dëmshëm i faktorëve mjedisorë, përmirësimin e gjendjes së higjienës në institucionet shëndetësore dhe në institucionet me rëndësi të veçantë për popullatën.

 

(7) Diagnostic Radiology Research Program (DRRP)
Programi Hulumtues nga Radiologjia Diagnostike

Vizioni: Të përmirësohet procesi i diagnostikimit radiologjik të sëmundjeve dhe i trajtimit radioterapeutik në Kosovë.
Misioni: Të identifikohen dhe financiarisht të mbështeten hulumtimet bazike dhe hulumtimet klinike nga fusha e Radiologjisë diagnostike.
Qëllimet: (1) të evaluohen rezultatet e metodave aktuale imazherike që shfrytëzohen në Kosovë për diagnostikimin e sëmundjeve; (2) të përmirësohen njohuritë lidhur me shkencat bazike në radiologjinë diagnostike; (3) të përmirësohen programet e screeningut për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve dhe kontrollin e sëmundjeve; (4) të minimizohen kostot e procedurave diagnostikuese dhe terapeutike; (5) të studiohen faktorët që kanë konsekuenca të rëndësishme në terapinë antitumorale dhe mund të kontribuojnë në progresin e tumorëve në fenotipe metastatike agresive; (6) të testohen metodat e reja të trajtimit për të parandaluar radiorezistencën dhe kimiorezistencën e tumorëve solidë malinj në shtazë dhe në njerëz.

Përmbledhje e Programit (Overview of the Program):
Paneli Shkencor ka përcaktuar që qëllimet e DRRP do të jenë mbështetja e hulumtimeve për përmirësim substancial të diagnostikimit radiologjik dhe të radioterapisë në Kosovë.
Hulumtimet nga DRRP do të kryhen në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Spitalin e Përgjithshëm “Rezonanca”, në bashkëpunim me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – Klinikën e Radiologjisë dhe Onkologjisë, si dhe me Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, Qendrën Onkologjike, në Shqipëri.
Programi është fokusuar në studimin e specifitetit dhe të sensitivitetit të metodave radiologjike diagnostike për diferencimin e gjendjeve, studimeve për determinimin e faktorëve që ndikojnë në radiorezistencë dhe kimiorezistencë të tumorëve malinjë, roli i ndryshimeve në mikroambientin e tumorëve në radiorezistencë.
Fushat klinike të studimeve aktuale përfshijnë programet e skreeningut klinik për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve, si të tumorëve, në fushën e onkologjisë, si dhe të testimit të metodave të reja të trajtimit, me qëllim të parandalimit të radiorezistencës e të kimiorezistencës së tumorëve malinj solidë dhe prevenimin e progresit të tumorëve në fenotipe metastatike agresive.

 

(8) ORAL HEALTH Research Program (OHRP)
Programi Hulumtues për Shëndetin Oral

Vizioni: Të përmirësohet shëndeti oral i popullatës në Kosovë.
Misioni: Të identifikohen dhe financiarisht të mbështeten hulumtimet bazike dhe hulumtimet klinike nga fusha e Stomatologjisë.
Qëllimet: (1) të evaluohet situata epidemiologjike e shëndetit oral në Kosovë; (2) të përmirësohet parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve stomatologjike; (3) të minimizohen kostot e trajtimeve; (4) të testohen teknikat dhe materialet e reja që mund të përdoren në stomatologji për të përmirësuar rezultatet përfundimtare klinike.

Përmbledhje e Programit (Overview of the Program):
Paneli Shkencor ka përcaktuar që qëllimet e OHRP do të jenë mbështetja e hulumtimeve për përmirësim substancial të shëndetit oral në Kosovë.
Hulumtimet nga OHRP do të kryhen në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Spitalin e Përgjithshëm “Rezonanca”, në bashkëpunim me Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës dhe me Yeditepe Universitetin në Stamboll, Turqi.
Programi është fokusuar në studimin e situatës epidemiologjike të shëndetit oral të popullatës në Kosovë, studimin e programeve stomatologjike për promovimin e shëndetit oral, faktorët që ndikojnë në statusin aktual të shëndetit oral, testimin e teknikave të reja dhe të materialeve që mund të përdoren në stomatologji me qëllim të përmirësimit të rezultateve klinike, rolin e stomatologëve dhe të farmacistëve në parandalimin-menaxhimin e sëmundjeve orale në Kosovë.
Fushat klinike të studimeve aktuale përfshijnë programet e skreeningut klinik për prevenimin e sëmundjeve dentare dhe orale.

 

 

(9) Nursing Research Program (NRP)
Programi Hulumtues i Infermierisë

Vizioni: Të evaluohen trendet e reja lidhur me kujdesin infermieror, legjislacionin te kujdesi infermieror, roli i infermiereve në procesin e kontrollit të infeksioneve dhe kujdesi infermieror sipas fushave specifike klinike.
Misioni: Të identifikohen dhe financiarisht të mbështeten hulumtimet bazike dhe hulumtimet klinike nga fusha e infermierisë.
Qëllimet: (1) Të evaluohen trendet e reja lidhur me kujdesin infermieror në Kosovë; (2) të përmirësohet kujdesi infermieror sipas fushave specifike klinike; (3) të përmirësohet ndikimi i infermiereve në parandalimin e infeksioneve intrahospitalore dhe kontrollin e këtyre infeksioneve; (4) të minimizohet kostoja e kujdesit infermieror; (5) të përmirësohet dokumentimi i intervenimit infermieror dhe roli i infermieres në punën e ekipës mjekësore.

Përmbledhje e Programit (Overview of the Program):
Paneli Shkencor ka përcaktuar që qëllimet e NRP do të jenë evaluimi i trendeve të reja lidhur me kujdesin infermieror në Kosovë, përmirësimi i kujdesit infermieror sipas fushave specifike klinike dhe minimizimi i kostos së kujdesit infermieror në institucionet shëndetësore të Kosovës.
Hulumtimet nga NRP do të kryhen në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Spitalin e Përgjithshëm “Rezonanca”, në bashkëpunim me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe QEVI pranë MSH.
Interesat hulumtuese përfshijnë programet strategjike për rolin infermieror në prevenim dhe kontrollin e infeksioneve intrahospitalore, zbatimin e legjislacionit infermieror, përmirësimin e kujdesit infermieror në Kosovë, si dhe menaxhimin efikas të procesit infermieror në Kosovë.

ONPrishtina